Në komunën tonë operojnë këto çerdhe

IP Ardhmeria 1

Institucioni Parashkollor “Ardhmëria 1” në Gjilan është një Institucion edukativo – arsimor i cili daton që nga viti 1965 dhe ka një traditë pune mbi 50 vjeçare. Në fillim në këtë Institucion kanë qenë të vendosur vetëm fëmijët serb kurse në vitin 1970 filluan edhe fëmijët shqiptar në këtë Institucion edukativo-arsimor, në çdo grup edukativ ka pasur fëmijë të nacionaliteteve të ndryshme ku kanë punuar një edukatore shqiptare dhe një serbe, kjo ka zgjatur gjerë në vitin 1994 kur drejtoria në mënyrë të dhunshme I largoi të gjithë punëtorët dhe fëmijët shqiptar. Pas Çlirimit të Kosovës, në shtator të vitit 1999 janë kthyer të gjithë punëtoret dhe fëmijët shqiptarë në institucion . Sot ky Institucion ka katër grupe me një kapacitet prej afër 100 fëmijë, numri i stafit punues në këtë Institucion është prej 20 punëtorëve Në çdo grupe të fëmijëve janë të angazhuara nga dy edukatore të cilat kanë një orarë të kombinuar , ku secila edukatore punon në ndrrimin e vet nga ora 6:30 deri 12:30 ndrrimi i dytë nga ora 10:30 deri ora 16:30 Fëmijët në këtë Institucion parashkollor janë të vëndosur nga mosha 2-6 vjeç. Kohëzgjatja ditore është prej ores 6:30 gjer më 16:30, puna e planifikuar edukativo – arsimore realizohet prej 1 shtatorit gjer më 31 korrik te çdo viti kalendarik. Në këtë Institucion programi i punës edukativo-arsimore realizohet në bazë të programit edukativo- arsimor mbi edukimin parashkollor të lëshuar nga MASHT. Bashkëpunimi me komunitetin dhe të gjithë faktorët e interesit për të zhvilluar sa më mirë punën në këtë institucion është i domosdoshëm. - adresa: Xhemajl Mustafa p.n.

IP Qerdhjja Integj

IP Qerdhjja Integj- adresa: Esat Berisha p.n.

IP Ardhmeria 2 -

Institucioni parashkollor “Ardhmëria” 2, në Gjilan është një institucion edukativ dhe arsimor që ekziston dhe funksionon që nga viti 1981. Ky institucion ka funksionuar në kuadër të IP “Ardhmëria” 1, deri në fund të qershorit të vitit 2003. Gjatë kësaj periudhe, në këtë institucion kanë udhëhequr dhe menaxhuar këto personalitete: prej vitit 1981 deri në vitin 1991 ka qenë znj. Makfire Uzunaliq, mandej gjatë vitit 1991-1992 ka qenë si ushtruese e detyrës znj. Vahide Ismajli, gjatë vitit 1992-1999 ka qenë z. Radulle Obradoviç, drejtor i dhunshëm i këtij institucioni i cili në vitin 1993 filloi me largimin e punëtorëve shqiptarë nga puna. Kështu, ky institucion u mbyllë për fëmijët shqipëtarë dhe punëtorët shqipëtarë deri në shtator të vitit 1999. Më 19 qershor të vitit 1999 punëtorët u kthyen në vendet e tyre të punës duke e gjetur objektin të papërdorshëm ngase ai është shfrytëzuar për banim nga disa familje refugjatësh nga Kroacia dhe Bosnja. Më 2 korrik 1999, Shtabi Komunal i pasluftës emëroi z. Musli Malokun administrator të përkohshëm të IP “Ardhmëria” 1 dhe 2. Pastaj me konkurs të UNMIK-ut, z. Musli Maloku u zgjodh drejtor i IP “Ardhmëria” 1 dhe 2. Meqë objekti nr. 2 ishte i shkatërruar dhe i papërdorshëm filluan hulumtimet për gjetjen e donatorëve për renovimin e këtij objekti shumë të nevojshëm ngase kishte kërkesa të mëdha nga ana e prindërve. Donatorët e parë dhe më të rëndësishëm ishin: Komuna e Luterbahut nga Franca, e cila renovoi kulmin e objektit (40,000 euro), pastaj shoqata Red Barnet nga Danimarka, e cila pajisi kopshtin me inventar dhe material didaktik (90,000 euro) si dhe Komuna jonë e cila kontriboi me një shumë të konsiderueshme të hollash (10,000 euro). Meqenëse renovimi i brendshëm i objektit nr. 2, u kry në mars të vitit 2002, drejtoria vendosi që me 21 mars 2002, të fillojë puna me fëmijë në këtë objekt. Ndërsa inaugurimi solemn u bë me 17 maj 2002, me mysafir të shumtë si dhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Prerjen e shiritit dhe shpalosjen e mbishkrimit të këtij institucioni e ka bërë z. Rexhep Osmani, Ministër i Arsimit dhe z. Musli Maloku, drejtor i këtij institucioni. Në korrik të vitit 2003, ky institucion edukativ dhe arsimor ndahet nga “Ardhmëria” 1, dhe në krye të këtij institucioni si drejtoreshë zgjedhet znj. Tylaj Hasanaj nga Gjilani. Më pastaj me 11 korrik të vitit 2016 ky institucion i besohet Mr. sc. Merita Zejnullahut, në cilësinë e drejtorit. Objekti i këtij institucioni është i tipit modern i ndërtuar sipas standardeve tekniko-teknologjike dhe pedagogjike, me një sipërfaqe prej 4,962 m2 gjithsej, që do të thotë 4,152 m2 kopsht dhe 810 m2 objekt, dedikuar fëmijëve të moshës parashkollore. Ka pesë dhoma pune (secila posedon banjo), një kuzhinë, tri zyre, një depo dhe kopshtin e mrekullueshëm në të cilin janë të vendosura rekuizitat e nevojshme për zhvillimin fizik të fëmijëve dhe rekreacion. Numri i fëmijëve të përfshirë në këtë institucion është 120 gjithsej, të cilët pastaj ndahen në grupet përkatëse edukative në bazë të moshës që posedojnë ata. Grupet varirojnë prej moshës 2-3 vjeç, 3-4 vjeç, 4-5 vjeç, 5-6 vjeç dhe grupi i përzier 3-6 vjeç. Në kopsht punohet sipas një agjende e regjimi të caktuar mbi baza metodologjike e që premtojnë rezultate inkurajuese. Kjo ka rezultuar e reflektuar që të ketë disiplinë, rend e rregull, ekziston atmosferë e ngrohtë pune dhe raporte të shëndosha ndërnjerëzore. Punën edukative dhe arsimore e organizon dhe e menaxhon një staf i kualifikuar edukativ prej 11-të edukatoreve. Pra, ekziston një kuadër solid me edukatore të zellshme, të përgjegjëshme dhe të ndërgjegjëshme në punë. Në këtë institucion gjithashtu punohet dhe veprohet sipas standardave të përgjithshme të edukimit parashkollor të nxjerra nga MASHT-i, përkitazi me formimin e grupeve edukative, numrin e grupmoshave e deri te planet dhe programet e punës. Si i tillë, ky institucion plotëson çdo standard të punës edukativo-arsimore qoftë përmes lojës, aktiviteteve të lira apo të orientuara të cilat e ndihmojnë zhvillimin dhe ndërtimin e personalitetit të fëmijës, çfarë i nevojitet kohës dhe shoqërisë demokratike sot. - adresa: 15 Qershori p.n.

IP Konvikti

IP Konvikti- adresa: 28 Nëntori p.n.

IP Bozhur Shillove

IP Bozhur Shillove- adresa: Shillovë