Në komunën tonë operojnë këto shkolla

Shf Selami Hallaqi

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Selami Hallaçi”, është themeluar në vitin 1973 si shkolla e tretë e qytetit, e financuar me hua popullore nga qytetarët e Gjilanit. U themmelua me vendim të Kuvendit Komunal të atëhershëm më 17.04.1973. Punën e filloi në objektin e ish Gjimnazit të vjetër me 1 shtator 1973. Në këtë objekt ku jemi sot ka kaluar në shtator të vitit 1975. Njihet si shkolla më e mirë në Gjilan dhe ndër më të mirat në nivel të republikës. Këtë e kemi dëshmuar me rezultate konkrete në fushat mësimore dhe aktivitetet jashmësimore. Sot ka një kolektiv prej 103 punëtorëve gjithësej. Prej tyre: Niveli parafillor ka 7 edukatore, niveli i parë(kl.I deri V) ka 32 mësimdhënës, niveli i II ka52 mësimdhënës, punëtorë teknik janë 14 dhe dy roje, punëtorë administrativ janë tre, një pedagog,mje arsimtare me femije me nevoja te veçanëta dhe një bibliotekiste. Këtë vit shkollor janë të regjistruar 1715 nxënës. Niveli parafillor ka 136 nxënës. Klasa e bashkëngjitur ka 3 nxënës. Nga klasa e parë deri në klasën e nëntë janë të regjistruar 1579 nxënës. Mësimi zhvillohet në dy ndërrime, fillon në ora 7.30 dhe përfundon në ora 17.15. Ora mësimore zgjatë 45 minuta. Kjo u bë e mundur pas inaogurimit të shkollës së re që është ndërtuart në Lagjen Kodra e Dëshmorëve. Në numrin e përgjithshëm të nxënësve tanë ka pasur përafërsisht tri paralele për çdo gjeneratë që vinin nga Kodra e Dëshmorëve dhe prandaj kur filloi punën shkolla në atë lagje, është zvogluar numri i nxënësve. Tash kemi më pak nxënës, përafërsish nga 6 paralele që nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Shf Abaz Ajeti

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët "Abaz Ajeti” ne Gjilan themelohet më 1 shtator 1985, ndërsa projekti per ngritjen e saj ka filluar me 1980 nga komuna e Gjilanit. Deri me 1985 ka vepruar si paralele e ndare e ish shkolles “Vuk Karagjiq”. Per kater vite kjo si paralele funsionoi ne shtepi private, ndersa objekti i tashem u krye me 1984 dhe ne kete vit fillon edhe mesimi, derisa pas nje viti (1985) edhe pavaresohet. Pas vitit 1990 kesaj shkolle i bashkohet shkolla e Velekinces. Por jo me gjate se dy vite shkolla e Velekinces pavaresohet. Para lufte ne kete shkolle zhvilloi mesimin SHM “Marin Barlet” pasi ata ishin perzene nga shkolla e tyre me 1991. Shkolla e re ne Zabel u hap me 2009 dhe per dy vite ishte paralele e shkolles sone ndersa u pavaresua me 2011. Deri me ndarjen e paraleles ne Zabel shkolla jone nga klasa e parë deri ne te nenten kishte nga tete paralele. Ne Zabel shkuan per cdo klase nga dy paralele. Me kete rast nga kater nderresa qe ishte punuar deri atehere shkolla jone kalon ne tri nderresa. Kjo zgjati vetem nje vit sepse pas nje viti me financim te komunes dhe USAID-it shkolles sone iu shtua aneksi me 10 klase dhe nga Tetori i vitit 2010 ketu mesimi zhvillohet ne dy nderresa. Nga viti 2010 vazhdimisht numri i nxenesve ka shkua duke rene, gati per qdo vit kemi nga nje paralele ma pak. Keshtu derisa ne vitin 2010 kishim nga 8 paralele me nga 30 e 32 nxenes, tani gati ne te gjitha klaset kemi nga pese paralele dhe ate, pos ne klaset e nenta tjerat me numer prej 20 deri 24 nxenes per klase. Shkolla jone ka hapsire te madhe rrethuese si asnje shkolle tjeter, 2 hektare e 16 ari oborr. Ne oborr kemi te rregulluara dy fusha sporti ne nivel te mire. Salla e fiskultures te cilen e kemi filluar vitin e kaluar (korrik 2015) financuar nga MASHT-I, është në fazën finale të përfundimit të punimeve. Ambientin rrethues e kemi rregulluar dhe zbukuruar me drunj ne vitin 2012 me me shume se 350 drunj, fale mbeshtetjes komunale dhe donacioneve tjera . Keta drunj mezi i shpetuam vitin e pare (2012) nga thatesia e madhe, ndersa dy vitet ne vijim u zhvilluan shume mire fale shiut te mjaftueshem ndersa vitin 2015 prap e patem veshtire nga thatesia e madhe. Por jemi te kenaqur me gjelberimin qe i eshte bere hapesires rrethuese te shkolles por ka vend edhe per ma shume pune ne te ardhmen fale hapesires se mjaftueshme per mbjellje te reja. Hapesira e brendshme eshte e mjaftueshme per numrin e nxenesve. E njekohesisht jane bere intervenime si ne dritare te shkolles nga USAID-I (2009), nyjet sanitare (2010) nga buxheti komunal, ngrohja qendrore (2011) poashtu nga buxheti komual dhe vendosja e kamerave (2012) nga donacioni i Karitasit te Luksemburgut. Kabinetin e informatikes me 32 laptop e kemi nga USAID-i amerikan ne vitin 2010, ndersa ambulancen stomatologjike e kemi nga kuvendi komunal ne vitin 2012. Per ne te ardhmen kjo shkolle duhet te paiset me kabinete nga lendet e Kimise, Biologjise e Fizikes. Shkolla ka stafin administrativ prej 4 vetesh, stafin mesimdhenes prej 63 arsimtareve, te gjithe te kualifikuar dhe stafin teknik prej 12 vetash; 8 pastrues, 2 roje nate mirembajtesi dhe kopshtari. Sivjet shkolla jone numron 1136 nxenes dhe 90 ne parafillore. Gjithsej 1226 nxenes. Institucioni udhëhiqet nga drejtori i shkollës, zevendes drejtoresha, zyrtari administrativ (sekretari), dhe bibliotekarja,, derisa kemi nevoje edhe per psikologun. Shkolla do te kete bashkëpunim të rregullt me shkollat tjera, e sidomos me ato perreth, ku do te proklamoje një etikë të fortë, e gjithashtu do te jemi të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunim me prindërit dhe komunitetin, te cilet do te kene role kyce ne vendimmarrje te te gjitha proceseve qe kalon shkolla. Shkolla është institucion gjithëpërfshirës e cila, veprimtarinë e vet do ta realizoje në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të moshës parafillore, fillore dhe të mesme të ulët. Në shkollën tone do te përfshihet mësimi inkluziv me fëmijët me nevoja të vecanta (te cileve do t’ua sigurojmë të gjitha kushtet e nevojshme). Në shkollën tonë do të bëhet përgatitja e nxënësit për jetesë të përgjegjshme në frymën e mirëkuptimit, të paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe në miqësi me pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës. Keshilli drejtues i perbere nga prinderit dhe arsimtaret me perkushtim merret me problemet dhe detyrat qe ia jep ligji ne fuqi.

Shf Musa Zajmi

Shkolla fillore “Musa Zajmi” e ka një histori të bujshme në zhvillimin historik të saj dhe në ngritjen e vlerave edukative dhe arsimore.Që nga viti 1957, kur nummri i banorëve nga migrimi në relacionin fshta – qytet, rritej, u lind nevoja që detyrimisht Gjilani ta ketë edhe një shkollë fillore. Toka ku u vendos të ngritej shkolla iu uzurpua Selim Dedës në një siperfaqe prej 53 ari dhe jo vetëm që nuk iu kompenzua por edhe politika diskriminuese e detyruan që ta braktisë Gjilanin dhe atdheun e të imigrojë për në Turqi. Në mexhë me të kishte edhe tokë të pronarëve tjerë bie fjala të serbëve po atyre ajo siperfaqe që iuzurpua iu pagua kurse pronarët e tjerë që nuk pranuan t’u merrej toka edhe sot janaë pronarë të tyre dhe shtrihen pothuaj se deri thellë në oborrin e shkollës.Selim Deda të drejtat e pronësisë i kërkoi deri në vitin 1964, kur për herë të fundit erdhi në këtë vit dhe mu në qendër të Gjilanit vdiq nga infrakti.Pasi u sigurua siperfaqja u bë projekti dhe filloi puna për ngritjen e shkollës me punë të obligueshme nga qytetarët – punë angari. Faza e parë e kësaj shkolle u aftësua ta fillojë punën në vitin 1959. kurse paralelisht nuk u ndërpre puna për ngritjen e pjesës së dytë i cili përfundoi në vitin 1959. Pamje e objektit të shkollës para renovimi Deri në vitin 1962 shkolla quhej “Druga osnovna shkolla u Gnjilanu” (Shkolla e dytë tetëvjeqare Gjilan) Në këtë vit, duke i falenderuar këmbngultësisë së mësuesit Hysen Selimi shkolla e mori emrin e Musa Zajmit – një djali të ri i cili u vra në Luftën e Livoçit të Epër më 10 maj të vitit 1943. Në vitin 1973 u krye puna rreth ngritjes së objektit të tretë të Shkollës fillore e cila u quajt “Selami Hallaçi”. Në këtë vit u nda kolektivi dhe nxënësit e shkollës fillore “Musa Zajmi” për të kaluar në shkollën e tretë në atë “Selami Hallaçi” - adresa: Dimitrije Tucoviq p.n

Shf Thimi Mitko

Në vitet e nëntëdhjeta, Serbia kishte ndërmar një fushtë të egër ndaj popullit Shqipëtar të Kosovës, kësaj fushate nuk i shpëtoi as arsimi shipë në Kosovë. Largimi nxënësve shqiptar nga objektet shkollore krijoi një gjendje të rëndë për nxënësit tanë që mësonin në ish shkollën fillore ,,V.Kargjiq’’ në Gjilan. Vitin shkollor 1990/91, ishin 34 paralele me mësim në gjuhën shqipe me 1077 nënës. Me 5,6,7 shtator të vitit shkollor 1991/92 nxënësit dhe arsimtarët shqipëtar bashkë me prindër protestuan kundër largimit nga objekti shkollor, por drejtoria e dhunshme (serbe) nuk lejoi kthimin e nxënësve shqiptar në objektin shkollor. Me 13.09.1991 u vendosëm përkohësisht në shkollen fillore ,,Selami Hallaqi’’ në Gjilan, ku mbanim mbledhjet e këshillave me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për nxënësit tanë. Me 20 Janar 1992 u vendosëm në objektin e shkollës fillore ,,Musa Zajmi’’ në Gjilan edhe pse hapësira shkollore ishte jo e mjaftueshme për të katër shkollat. Shkolla jonë ishte e pa emërtuar,por pasë kërkesë së këshillit të shkollës drejtuar MASHT-it, me 17.06.1992 shkolla jonë u emërtua me emrin ,,THIMI MITKO’’ të cilin e bartë edhe sotë. Me 9 dhjetor të vitit shollo 1999/2000, nga shkolla ,,Musa Zajmi’’ kaluam në objektin e ri të shkollës tonë, në atë kohë kishim 36 paralele me 1286 nxënës. Sot shkolla fillore e mesme e ulët ,,Thimi Mitko’’ në Gjilan,numron 1956 nxënës dhe 108 mësimdhënës , mësimi mbahet në tri ndrrime, 42 paralele në ciklin fillor, 33 parale në ciklin e mesëm të ulët, 5 grupe parashkollore dhe 3 paralele më nxënës me nevoja të veqanta. - adresa: Bulevardi I pavarësisë

Shf Rexhep Elmazi

Shkolla “R.Elmazi”, si institucion edukativo-arsimor ka filluar fillimisht si paralele e ndarë e shkollës fillore “S.Hallaqi” të Gjilanit,në vitin shkollor 1982/83 edhe ate në gjysëmvjetorin e dytë në lagjen “Dheui Bardhë”,e cila lagje ishte në rritje e sipër për nga numri i popullësis e që natyrëshëm rritej edhe numri i fëmijëve për në shkollë. Kjo shkollë nisi punën me katër paralele,prej klasës I-rë e deri në të IV-tën si dhe një paralele për parashkollor.Përgjegjës i këtij punkti arsimor ishte caktuar mësuesi Muharrem Nevzati,me kalimin e kohës,gradualisht nxënësit tërhiqeshin nga shkolla “S.Hallaqi”dhe pavarsimi i plotë i kësaj shkolle prej klasës I-VIII është bër më 28.02.1992.Në kët kohë fillimisht si ushtrues detyre i drejtorit të kësaj shkolle u caktue Ali Kallaba i cili më vonë zgjedhet edhe drejtor deri më 1995.Ndërkaq në vitin shkollor 1996/97 shkolla emërohet me emrin “Rexhep Elmazi”të cilin e mban me krenari edhe sot. Vlen të theksohet se gjatë okupimit të forcave serbe ,kur nxënësit e nacionalitetit më të madh në Kosovë,shqipëtarët i kishin larguar nga shkolla e tyre kjo vatër e diturisë ju kishte bër konak nxënësve të shkollës së mesme “Mehmet Isai” dhe asaj të bujqësisë ”Arbëria”.Nxënësit dhe tër personeli i këtyre dy shkollave të mesme të Gjilanit në kët shkollë kanë punuar që nga viti 1993 deri më 1999.Në vitin shkollor 1995/96 deri më 1998/99 drejtoreshë e kësaj shkolle ishte Hanumshahe Abdullahu,e cila eflijoi jetën për liri gjatë luftës,përkatësisht në vitin 1999.Pastaj udhëheqës të shkoollës ishin edhe Afrime Shaqiri,Shkëlzen Elmazi dhe Isuf Ismajli. Shkolla “R.Elmazi” në vitin shkollor 2008/09 në gjiun e sajë numron 1211 nx.,prej tyre 636 meshkuj dhe 575 femra dhe punon në dy ndrrime e që ora mësimore zgjatë 45 min.Ka paralelen e ndarë fizike të kombinuar në fshatin Stanishor,paralelen e nxënësve me Nevoja të Veqanta (8 nx.) si dhe tri paralele parashkollore.Poashtu ky institucion arsimor posedon posedon edhe kabinete të lëmive të ndryshme.Ndërsa kësaj shkolle me mbi 1200 nx.aktualisht i mungon një sale e e educates fizike.Ndërkaq që nga fillimi i vitit shkollor 2008/09,ushtrues detyre i drejtorit të kësaj shkolle është Selami Bllaca.Kudri i kësaj shkolle është mjaft i avancuar në aspektin e trajnimeve dhe e ka tër stafin arsimor të kualifikuar. Në vitin shkollor 2009/10 në muajin tetor duke u bazuar në kërkesen e Shoqatës së shurdhëmemecëve dhe me lejen e MASHT DA u hap paralelja për nxënës me pengesa në të folur dhe dëgjim.Gjatë vitit shkollor 2009/10 u bë binjakëzimi me shkollën Sonmez të nënprefekturës Osmangazi të Bursës.Në muajin mars nga 01.deri më 05 ishim në vizitë në shkollën e vëllazëruar,në vizitë ishin Selami Bllaca në cilësin e drejtorit dhe Emin Selimi si mësimdhënës.Shkolla e vëllazëruar turke shkollës sonë vizitë i bëri nga 12 deri më 16 prill të vitit 2010. Në muajin prill në garat e organizuara nga kolegji “Mehmet Akif” nx. Anda Mustafa në lënden e kimisë në nivel të R.Kosovës zuri vendin e pare. Në vitin shkollor 2010/11 shkolla numron 39 paralele të rregullta dhe me totalin e nx.1130 dhe 96 nx.parafillor,nga shkurti i vitit shkollor filloi edhe funksinimi i arsimit joformal.Me 01.05.2011 si si zv.drejtor u emrua z.Nexhmije Hajrullahu .si zakonisht më 25.05.2011 u festue dita e shkollës në teatrin e qytetit me program të organizuar nga nxënësit e shkollë.Në vitin shkollor 2011/12 shkolla ka :87 nx.parafillor cikli i ultë ka 533 nx.dhe cikli i lart 474 nx. gjithësejt shkolla ka 1104nx.Nga 05.09.2011 në pension shkoi zv.drejtori Ali Kallaba,12.11.2011 në pension shkon edhe arsimtarja e histories Mejreme Haliti. Me 25.05.2012 u organizue program për ditën e shkollës iu dhanë mirënjohje arsimtarëve të dalluar dhe nx.që kishin rezultate në garat e ndryshme komunale dhe republikane.Me 15.08.2012 u nda nga jeta arsimtari Xhelal Bajrami.Në vitin shkollor 2012/13 shkolla ka : tri kl.parafillor me 72 vijues ,kl.bashkangjitur ka 8 nx. ndërsa klasë të rregullta janë 39 paralele me 956 nx.në garat e ndryshme të organizuara vlen të theksohet se në pjesen finale Kolegjin “M.Akif” kemi patur 5nx. nga të cilët tre në top-dhjetëshen e pare. Vitin shkollor 2013/14 filloi normalisht dhe me kohë në parafillor janë të regjistruar 97 vijues në tri grupe në ciklin fillor kemi 235 m. dhe 226 femra në SHMU kemi 257 m. dhe 236 f.gjithësejt shkolla ka 954 nx.me parafillor kemi 1051nx. Për vitin shkollor 2014/15 me kohë shkolla ishte e pregaditur për fillimin e vitit shkollor,në kët vit startuam si pilot shkollë me Kurrikulin Bërtham (KB) me klasët e para dhe të VI-ta poashtu edhe me parafillor,kët vit startuam edhe me gjuhen gjermane si gjuhë e dytë (II-të) e huaj ,nga kolektivi në kët vit shkollor në pension shkuan dy arsimtar Bislim Salihu dhe Sadri Sylejmani si dhe edukatorja Kadrije Xhemaili . Në vitin shkollor 2015/16 startuam me gjuhen angleze nga parafillorët dhe klasat e I-ra dhe të II-ta.Kët vit i kemi 83 vijues në parafillor cikli i ultë ka 221 M. dhe 198 F. (20 paralele),cikli i lartë(18 paralele) kanë 212 M dhe 196 F.klasa bashkangjitur ka 4M. dhe 3 F.në nivel shkolle kemi 437 M dhe 397 F.gjithësejt 834 nx. me parafillor 917 nx.. - adresa: Qamil Bala p.n.

Shf Avdulla Tahiri

Shf Avdulla Tahiri - adresa: Malishevë

Shf Deshmoret e Kombit

Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” procesin edukativo-arsimor e ka filluar menjëherë pas luftës së parë botërore të vitit 1919. Mësimi zhvillohej në lokalet e xhamisë së improvizuar të fshatit, në një dhomë mësimi të papërshtatshme. Vijuesit e parë ishin nxënës serb nga Parteshi, Budriga e Poshtme, Cërnica e Livoçi i Ulët. Mësues i parë ishte Hoxhe mulla Shaban Zeqiri(Halimi), i cili njëherit pos që ishte arsimdashës i flaktë ishte edhe patriot i madh. Fshatarët e Livoçit të Ulët ishin të interesuar për arsimimin e gjeneratave të reja ku mundin e tyre e kurorëzuan në vitin 1946 me objektin e ri shkollor prej dy mësojtore dhe tri dhomave ndihmëse. Mirëpo, Livoçasit nuk u kënaqën dhe u angazhuan edhe më tepër, kur ne vitin 1982 arritën të ndërtojnë aneksin prej 6 klasëve dhe 3 bodrumeve tash I plotëson kushtet, por i mungojnë kabinetet kësaj shkolle. Deri në vitet`70-ta procesi edukativo-arsimor është zhvilluar në fillim deri në klasën e katërt të kombinuar, ndërsa më vonë për shkak të numrit të nxënësve ndahen paralelet dhe fillon mësimi në klasë normale, deri në vitin shkollor 2004/05 shkolla ka qenë tetëvjeçare e plotë. Në vitin shkollor 2005/2006 , nxënësit e kryejnë edhe klasë e nëntë e që vazhdon edhe sot ku tash shkolla fillore e mesme e ulët –është shkollë nëntë vjeçare. Në shkollë pas luftës së fundit janë realizuar shumëprojekte –donacione nga IRC-ja, MERCY-CORPS- i,KFOR-i, etj. Në dhjetor të vitit 2012 nga Zyra e projekteve kemi realizuar një kërkesë,nga Zyre e EULEX-it duke na ndihmuar –donacion në dy Ormane të metalët, dy tavolina të mëdhaja, dy të vogla, 4 karrtka dhe një shtëpizë të cilën do ta shfrytëzojnë për nevojat e rojës së natës. Shkolla fillore”BRATSTVO” në Partesh , paralelja e ndarë fizike në Livoç të Poshtëm. deri më 30/08/1990 kur në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve në shkollën amë në Partesh në rend të ditës ishte pranimi i plan-programit të Serbisë pas përfundimit të pikës së parë : Pushteti serb nuk ndalet me kaçë , pas ndalesës së të ardhurave personale më 08/12/1991 me një vendim të organeve aktuale të kohës , paralelja e ndarë fizike në Livoç të Poshtëm duhej ti bashkëngjitet shkollës fillore në Cërnicë ku edhe Shemsedin Bllaca caktohet arkëtar i shkollës. Mirëpo organet tona legjitime në përbërje të: 1.Halim Vranovcit -kryetar, 2. Beqir Hoxha-anëtar, 3. Halim Halimi -anëtar.dhe 4.Farush Ramadani-anëtar. Komisioni në takim pune që pati marrë vendim që shkolla fillore në Livoç të Poshtëm të jetë shkollë e pavarur dhe më 05/03/1992 në mbledhjen e Tubimit të punëtorëve të shkollës u vendos që shkolla të jetë e pavarur dhe detyrën e drejtorit e kryen Muharrem Elezi i cili ishte përgjegjës i paraleles së ndarë fizike deri në këtë kohë. Mëpastaj drejtor i parë i kësaj shkolle të pavarur deri në ditët e pasluftës e kryen punën përmrekulli. Në propozim të Dërgut Canës në këtë mbledhje u morr vendim që shkolla në vazhdim të punës ta mbaj një nga këta tre emra edhe atë; l. SH. F.”Dëshmorët e Kombit’, 2. SH.F.” Mulla Shban Halimi’ 3. SH.F. “Naim Frashëri” Pas shqyrtimit të kërkesës tonë nga ana e organeve tona legjitime u morr VENDIMI që shkollafillore në Livoç të Poshtëm ta mbaj emrin “Dëshmorët e Kombit’ emër të cilin edhe sot e kësaj dite e mban. Muharrem Elezi në fillim si ushtrues i detyrës së drejtorit e më vonë për tu emëruar si drejtor i parë I kësaj shkolle e ka kryer punën si një menagjer i rryer, kur e kemi parasysh që ka udhëhequr në kohërat më të vështira gjatë okupimit serb. Shkolla për 10 vite është financuar me vetëkontributin e fshatarëve,në mënyrë që shkolla të ketë sukses ndihmë të madhe dhe pa rezervë i kanë ofruar edhe mësuesi më i vjetër i kësaj shkolle Rexhep Hajdari dhe sekretari i shkollës Shemsedin Bllaca. Më 30/11/1999 në konkurs të rregullt u zgjodh drejtor i dytë Nehat Ramadani për ta udhëhequr shkollën 11 vite. Më 16/09/2010 Xhevaire Zeqiri emërohet drejtoresh e tretë e kësaj shkolle dhe e kruen detyrënderi në shtator 2013 Më 09.9.2013 Ejup Bllaca emërohet drejtori I katërt I cili është edhe sot e kësaj dite, me ardhjen e tij shkolla ka marrë pamje krejt tjetër, normal ndryshime pozitive në procesin edukativo- arsimor dhe pastërti. Kjo shkollë numëron 303 nxënës, të shpërndarë në 18 paralele, si dhe 2 paralele parafillore me 40 fëmijë që do të thotë 10 paralele të mësimit klasor, 8 të mësimit lëndor. Mësimi zhvillohet në dy ndërrime. Kuadri arsimor është i kualifikuar. Shkolla ka rishikuar Planin zhvillimor të saj për periudhën 2016/17/18/19, i cili është mjaft ambicioz. -adresa: Fsh. Livoq I Ulët

Shf Ramiz Cernica

Shkollimi në fshatin tone deri vitin 1942 krysisht është zhvilluar në gjuhë të huaj pamvarsisht prej pushtuesve që kanë qenë .Ndërsa prej vitit 1942 fillon mësiminë gjuhën shqipe permes disa kurseve verore ku këto mësime I ndjekin fëmijët e këtij lokaliteti.Mësimi I mirfillt fillon pas luftës së dytë botrore 1945. Mirëpo si shumë shkolla edhe shkollën tone e përcjell nji fat I keq ku shkolla jonë në vitin shkollor 1955/1956 I bashkohet shkollës së Parteshit me vendim të kuvendit të komunës (Kl.V deri VIII). Në vitin shkollor 1965 /66 I kthehet në Cernice edhe klasa e V-të .dhe në vitin shkollorë 1970/71 shkolla në Cernicë punon si shkollë tetë klasëshe. Në vitin shkollor 1974/75 në Cernicë lëshohet në përdorim objekti ri shkollor I cili është edhe sot në përdorim . Shkolla shqipe ndahet nga ajo serbe në vitin 01.09.1992 dhe e merr emrin e e tribunit të kombit Ramiz Ahmetit të njohur me emrin “RAMIZ CERNICA” . Që edhe sot e mban këtë emër ku në gjiun e saj I ka edhe dy paralele të ndara fizike në Gumnishtë dhe Kravaricë Sot në shkollën tone mësojnë afro 400 nxënës me gjithsej ; 52 punëtorë mësimdhënës ,punëtor teknik dhe staf administrative. - adresa: Cernicë

Shf Agim Ramadani

Shkolla Fillore “Bashkimi” në Zhegër sipas disa dokumenteve të gjetura dhe rrëfimeve të pleqve të fshatit që ishin nxënës të atëhershëm,vihet në konkludim se puna në këtë shkollë, ka filluar që nga viti 1923 ku mësimi në atë kohë zhvillohej në gjuhën serbokroate, ku edhe mësues ishte njëfar Andrea. Sipas rrëfimeve të ish nxënësve të asaj kohe Banush Haziri dhe Murat Mustafës e disa tjerë,numri i nxënësve sillej prej 30-40,ku shumica e tyre ishin shqiptarë. Mësimi në atë kohë zhvillohej në një ndërtesë të thjeshtë gjerë në vitin 1930,ku edhe u ngrit objekti,në qendër të fshatit. Mësimi në gjuhën shqipe në këtë shkollë filloi prej viteve1945-46,me ardhjen e mësuesit Abdullah Hyseni,i cili rrjedhte prej një familje intelektuale nga fshati Llashticë,ku babai i tij ishte shkolluar në Turqi dhe ishte intelektual i njohur i asaj ane. Gjatë vitit shkollor 1947-48 për mësues në këtë shkollë vijnë:Naim Pallushka, Shefqet Kaqaniku,Hysen Selimi,Nijazi Fehmiu e disa të tjerë që me emër nuk njihen,prej këtyre disa e kryenin punën e mësuesit dhe të drejtorit të shkollës, sepse gjatë asaj kohe drejtorët ndërroheshin shpesh. Kjo ndodhte atëherë sepse pushteti aktual i shpallte si të papërshtatshëm për ta, dhe bënin ndërrimin e tyre. Pas viteve 1956-1957 puna e drejtorëve të shkollave filloi të stabilizohet dhe për drejtor shkolle emërohet Ibrahim Shabani nga Përlepnica i cili qëndroi deri në vitin 1960,pas tij emërohet Fetah Fetahu nga Pogragja e pastaj Isa Qerimi nga Llashtica deri në vitin 1966,ku më pas drejtor shkolle emërohet Ismajl Ramadani (Kadriu) deri në vitet 1976.Prej vitit 1976 deri në vitin 1995 për drejtor shkolle emërohet Mexhit Haziri,i cili me sukses të madh kreu punën e tij,ku në vitet 1989 e këndej pati mjaft probleme me pushtetin barbar serb,ku me dhunë u largua nga objekti i shkollës, në vitin 1992 dhe pushteti serb vendosi organin e dhunshëm në shkollë,por ai udhëheqi shkollën jashtë objektit si drejtor shkolle.(edhe pse me vështirësi,duke bashkëpunuar me mësimdhënësit shqiptarë). Prej datës 05.10.1996 drejtor shkolle u emërua nga MASHT-i z.Shaqir Rrustemi deri më 6 janar 2000. Nga vitet 2002-2003 ,me pëlqimin e B.V Zhegër,organeve Komunale dhe MASHT-it,shkolla jonë emerohet prej Shkolla fillore “Bashkimi” në Shkollën fillore “AGIM RAMADANI”. Tani shkolla jone pagëzohet me emrin e heroit të Kombit Agim Ramadani. Me këtë emër të SHFMU “Agim Ramadani” drejtorët e shkollave ishin: Shefqet Bekteshi nga viti 2005 deri në vitin 2009,më pas drejtor shkolle emërohet Sami Kadriu deri në vitin 2014. Punën e drejtorit prej 13.10.2014 e udhëheqi unë drejtor Rrahman Agushi. - adresa: Zhegër

Shf Bajram Curri

Shkolla ”Bajram Curri” në Shurdhan, ka një histori me karakteristikat dhe me veçorit të saj, e ngritur në një Trevë me bukuri të ralla natyrore, në një lartësi mbidetare nga 700- 1300 metra. Një vend me plotë vlera arsimore, kulturore e atdhedashëse. Fshati Shurdhan është urë lidhëse mes fshatërave: Pidiq, Celik, Stançiq dhe Dunav. Shkolla “Bajram Curri” në Shurdhan, si vater e dijes e themeluar qysh në vitet e para pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, konkretisht filloj punën në dhjetor të vitit 1947, në fshatin Pidiq, në një obijekt fetar (mejtep), si shkollë 4 vjeçare me mësues të parë Habib Berisha, që ishte nga fshati Llukar, fshat afër Prishtinës, ku mësimet i vijonin në klasën e parë 39 nxënës. Për ta përhapur dijen edhe më shumë në gjithë Trevën e Karadakut një vitë më vonë 1948, në fshatrat Dunav dhe Stançiq hapen shkollat si paralele të ndara me mësues të parë Halit Morina, që ishte nga fshati Morinë, fshat afër Pejës. Ndërsa në vitin 1959 me ndihmen e banorëve të Karadakut hapet edhe shkolla 8 vjeçare në fshatin Shurdhan. Ndërsa gjenrata e parë me arsim të plotë fillor ishte ajo e vitin 1963. Duke nxjerur gjenerata të arta të cilat kanë arritur pozita të larta shtetërore e shoqërore. Që shkolla “Bajram Curri”- Shurdhan ka pasur një rol të madh në ngritjen e vlerave arsimore, kulturore e arsistike dëshmon fakti që me vetë iniciativen e mësuesve të shkollës në vitin 1970 themelohet Anësambli i këngëve dhe valleve burimore me po të njejtin emer “Bajram Curri”. Ku rol te madh ka pasur në ruajtjen dhe kultivimin e trashigimisë kulturore dhe në emancipimin e popullit të kësaj Gryke të Karadakut. Ansambel, që ka përfaqësuar denjësisht jo vetëm Karadakun e Anamoravën, por edhe Rep. e Kosovës në festival kombëtare e ndërkombëtare. Shkolla “Bajram Curri” në Shurdhan, para viteve të 70-ta është quajtur me emrin shkolla “Afërdita”, por në vitin 1972 shkolla e ndërroi emërtimin dhe morri emrin e Heroit të popullit, Tribunit të popullit Bajram Curri. Dhe feston ditën e saj më 20 Maj. (Dita e shkollës 20 Maji). Shkolla “Bajram Curri” në Shurdhan, sot vazhdon punën e saj pa mbështetjen e paraleleve të ndara në fshatërat: Pidiq, Dunav dhe Stançiq (që kanë punuar si paralele të ndara fizike gjashtë klasëshe ku deri para luftës së vitit 1999, numeronin 56 nxënës në Shkollën në Dunav dhe 87 nxënës në Shkollën në Stançiq, sot të shkatërruara tërësisht nga lufta e vitit 1999, ku edhe janë shpërngulur që të dy fshatrat: Dunav dhe Stançiq). Por me një personel arsimor të kualifikuar dhe profesional, që arrin numnrin 21 dhe me 144 nxënës, me një edukatë të lartë e përbëjnë shkollën 9 vjeçare të arsimit të plotë fillor të mesëm të ulët. Sot në Sh.F.M.U “Bajram Curri” në Shurdhan, mësimet i vijojne 144 nxënës nga fshatrat: Shurdhan, Pidiq, Celik, Stançiq, Dunav, Goden i vogël dhe Isufaj. Prej klasës së parafillorve, I - IX ku mësimet i zhvillojnë: 1 Edukatore (parafillor projekti përfituar nga CARITASI- Luksemburk në vitin 2013), 5 Arsimtar të arsimit fillor dhe 6 Arsimtar të arsimit të mesëm të ulët, por punojnë edhe 4 arsimtar me poltësim norme në këtë shkollë. Shkolla ka Drejtorin si dhe 3 puntorë ndihmës- teknik. Sa i përketë investimeve në Sh.F.M.U “Bajram Curri” në Shurdhan, investimet e para datojnë nga viti i largët 1952, ku në fshatin Pidiq u ndërtua objekti shkollor me dy dhoma mësimi dhe dy dhoma tjera ndihmëse, dhe ai i vitit 1968 në fshatin Shurdhan ndërtohet objekti shkollor barak-montazh, me 5 dhoma mësimi dhe tri dhoma ndihmëse në të cilin objekt mësimet janë zhvilluar deri më 20 Maj 2016. Por, në vitin 2012 Sh.F.M.U “Bajram Curri” në Shurdhan, përfiton një fondacion ëndërash nga Komisioni Europian, dhe në bashkëpunim me MASHT-in dhe Komunën e Gjilanit, për të ndërtuar objektin e ri shkollor, objekt që e kemi pritur me vite e dekada. Punimet e para filluan me datën: 12.12.2014 dhe përfunduar me datën 23.04.2016, nga punekryesi AL-TRADE dhe që nga 20 Maji 2016 e sot procesi edukativo- arsimor zhvillohet në objekin e ri shkollor. - adresa: Zhegër- Stanqiç

1234